Protesta në Shkodër, Policia: Shoqërohen dy të mitur, kishin shishe me benzinë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 12:35 | Kronikë
Protesta në Shkodër, Policia: Shoqërohen dy të mitur, kishin

Policia e Shkodrës thotë se ka shoqëruar dy të mitur, pjesëmarrës në protestën e sotme në Shkodër, pasi janë konstatuar se kishin me vete një shishe me benzinë.

Sipas policisë, të miturit, të moshave 13 e 15 vjeç, dyshohet se do ta përdornin për djegie gjatë tubimit të zhvilluar në qendër të qytetit gjatë paradites.

Të dy janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, thotë policia, ku është thirrur psikologu dhe prindërit e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos