Christopher Hill, ish i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, ka dëshmuar në mbrojtje të Hashim Thaçit.
Diplomati i dalë në pension, që ka shërbyer edhe si ambasador në Serbi, tha se Hashim Thaçi nuk kishte rol vendimmarrës dhe se ai nuk e drejtonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan A2.
Duke e përshkruar atë si një njeri që fliste “butësisht dhe në mënyrë të mendueshme” Hill theksoi se përveç Millosheviçit, askush nuk e kishte thënë se Thaçi ishte përfshirë në tortura dhe abuzime.
Ai gjithashtu e përshkroi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë pa strukturë vertikale dhe pa organizim hierarkik. (A2 Televizion)
