
Një tjetër temë që ka mbetur e hapur mes PS dhe PD, për zgjedhjet e 25 prillit, është dhe ajo se ku do të zbatohet projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u shpreh në “Absolut 4” në A2 se ka një tentativë nga mazhoranca për këtë projekt kaq të rëndësishëm. Ai i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga kjo lëvizje dhe tregoi se PD kërkon që votimi dhe numërimi elektronik të zbatohen në qarqet e Korçës dhe Fierit.
“Balla duke qenë se është përfaqësuesi i mazhorancës duhet të kërkoj nga Rama të sigurojë financimin e plotë të projekteve të implementimit të teknologjisë në zgjedhje. Ne kemi kërkuar, duke bërë përllogaritje përkatëse mbi përqindjen e lejuar nga Kodi Zgjedhor që ky projekt të pilotohet në qarkun e Fierit dhe Korçës sepse në përputhje me ligjin nuk mund të bëhet vetëm në një KZAZ brenda një qarku. Ne kemi propozuar që të jetë Fieri dhe Korça.
Duket qartë që ka një tentativë për ta penguar, ashtu siç pati dhe një tentativë për të penguar identifikimin biometrik. Është diçka që pritej nga opozita dhe gjej rastin të bëj thirrje që të tërhiqen nga ky bllokim i implementimit të teknologjisë në zgjedhje. Votimi dhe identifikimi biometrik mund të ketë një një impakt financiar, por kursen ndër vite”, u shpreh Bardhi. (A2 Televizion)